• e premte, 03 janar 2025

Në Holandë në natën e Vitit të Ri jetën e ka humbur një djalosh 14-vjeçar, më shumë se 200 janë arrestuar

Në Holandë në natën e Vitit të Ri jetën e ka humbur një djalosh 14-vjeçar, më shumë se 200 janë arrestuar

Amsterdam, 1 janar 2025 (MIA) - Nata kaotike dhe e dhunshme mbarë Holandën solli deri në vdekjen tragjike të një djaloshi 14-vjeçar dhe arrestimin e më shumë se 200 personave për trazira dhe sulme ndaj policëve, ndërsa ka edhe të lënduar për shkaktimin e zjarrit dhe fatkeqësive piroteknike.

Mediumet lokale njoftojnë se përdorimi i mjeteve piroteknike ka sjellur deri në vdekjen e djaloshit 14-vjeçar në një shpërthim në Roterdam.

Disa persona në shtet janë lënduar rëndë nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Policia, në disa qytete, si Harlem, Zaandam, Roterdam, Hagë, Amsterdam, Breda dhe Groningem, ishte e detyruar të intervenojë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR