• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një person u lëndua në shpërthimin e bombolës në qendër të Kumanovës

Një person u lëndua në shpërthimin e bombolës në qendër të Kumanovës

Kumanovë, 18 janar 2024 (MIA) - Një person u lëndua nga shpërthimi i bombolës, që ka ndodhur pasdite në rr. "Moshe Pijade" në Kumanovë, kumtuan autoritetet kompetente nga Spitali i përgjithshëm në Kumanovë dhe Njësia zjarrfikëse territoriale (NJZT) Kumanovë. 

Sipas të dhënave të autoriteteve kompetente, gjatë shpërthimit u lëndua një person 30-vjeçar, i cili pas ndihmës së dhënë në spitalin e Kumanovës, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, u dërgua në kurim të mëtutjeshëm në klinikat në Shkup. 

Shpërthimi, sipas dëshmitarëve, ka ndodhur rreth orës 13. Në deklaratë për mediumet, ata thanë se goditja ka qenë e fuqishme, ndërsa menjëherë kanë arritur ekipet e NJZT, Ndihmës urgjente mjekësore dhe të policisë. bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR