Micevski: Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar në Kuvend, gjithçka do të jetë publike dhe transparente
- Sapo ka mbërritur në Kuvend - Projektligj për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në lidhje me partneritetin për zbatimin e projekteve infrastrukturore. Asgjë nuk do të fshihet nga publiku dhe çdo detaj do të shpallet publikisht dhe do të jetë transparent, njoftoi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në profilin e tij në Fejsbuk.
- Post By Melahat Baftija
- 19:34, 27 maj, 2025
Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Sapo ka mbërritur në Kuvend - Projektligj për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në lidhje me partneritetin për zbatimin e projekteve infrastrukturore. Asgjë nuk do të fshihet nga publiku dhe çdo detaj do të shpallet publikisht dhe do të jetë transparent, njoftoi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në profilin e tij në Fejsbuk.
Kjo, thekson ai, është një marrëveshje historike dhe një gjë historike për vendin tonë.
"Së bashku me qytetarët, ne jemi angazhuar për rindërtimin e Maqedonisë dhe e bëjmë këtë çdo ditë. Ata janë partnerët tanë! Hekurudhë, konvikt për studentë, spitale, hidrocentrale dhe shumë projekte të reja. Pas marrëveshjes strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës - ky është edhe një tjetër sukses i madh për Republikën e Maqedonisë", shkruan Micevski në Fejsbuk. mb/
Foto: FB