• e premte, 05 dhjetor 2025

Tripunovski: Subvencionet po paguhen rregullisht si kurrë më parë

Tripunovski: Subvencionet po paguhen rregullisht si kurrë më parë

Shkup, 27 maj 2025

"Subvencionet po paguhen rregullisht, si asnjëherë më parë. Këtë e dëshmojnë të gjitha shifrat dhe të dhënat që i kemi ndarë publikisht me të gjitha mediat dhe bujqit. Duhet të theksoj se Qeveria, që në momentin e marrjes së mandatit, trashëgoi një borxh serioz nga pushteti i mëparshëm”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski në edicionin informativ të Alsat TV.

“Plani i Qeverisë është që bujqësinë ta rikthejë në piedestalin e prioriteteve. Janë paguar pothuajse 8 miliardë denarë ndaj bujqve të Maqedonisë nga të gjitha kategoritë bujqësore, në bazë të pagesave direkte, në bazë të masave ndërhyrëse shtesë të ndërmarra, si dhe përmes Programit për Zhvillim Rural”, shpjegoi ministri.

Tripunovski shtoi se nuk janë paguar vetëm subvencionet për vitin 2024, por përfshihen edhe ato të papaguara për vitet 2022 dhe 2023.

“Në këtë moment, ajo që pason për pagesë, në përputhje me afatin e fundit ligjor 30.06, shumë shpejt pas këtij interviste, blegtorët e deleve dhe të lopëve në Republikën e Maqedonisë do t’i marrin subvencionet bazë në llogaritë e tyre bankare”, njoftoi ai.

“Ajo që me të vërtetë e premtuam gjatë fushatës parazgjedhore, së bashku me kryeministrin Mickoski, sot po e realizojmë në vepër”, theksoi ministri Tripunovski.

MBPEU

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR