Mexhiti: Matematikat e Taravarit dhe Ahmetit, nuk dolën të sakta në treg
- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i cili është një nga udhëheqësit e Koalicionit VLEN, vlerëson se me daljen e Arben Taravarit nga Qeveria dhe Koalicioni, ai dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, me të cilin ai donte të bashkëpunonte, janë më shumë të dëmtuar sesa që kanë dobi. Taravari, theksoi Mexhiti, aktualisht ka tre deputetë, dy kanë mbetur në VLEN, ndërsa me tre ose katër deputetë nga Fronti Evropian po diskutohen për t'u transferuar në VLEN.
- Post By Melahat Baftija
- 21:31, 27 maj, 2025
Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i cili është një nga udhëheqësit e Koalicionit VLEN, vlerëson se me daljen e Arben Taravarit nga Qeveria dhe Koalicioni, ai dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, me të cilin ai donte të bashkëpunonte, janë më shumë të dëmtuar sesa që kanë dobi. Taravari, theksoi Mexhiti, aktualisht ka tre deputetë, dy kanë mbetur në VLEN, ndërsa me tre ose katër deputetë nga Fronti Evropian po diskutohen për t'u transferuar në VLEN.
"Matematikat e Ahmetit dhe Taravarit që i bënin në shtëpi nuk dolën në treg, por rezultuan ndryshe dhe më keq sesa pozicioni fillestar si në aspektin e deputetëve ashtu edhe të votuesve", tha Mexhiti në një paraqitje të emisionin Tema e ditës në Televizionin Sitel.
Sipas tij, Taravari ka bërë llogaritje sepse donte ta mbante Gostivarin dhe të fitonte mbështetjen nga BDI-ja në komunat e tjera.
"Së pari, është llogaritja, domethënë para së gjithash, Gostivari duhet të mbahet. Mendoj se i kanë bërë të gjitha llogaritjet me Ahmetin, i kanë parashikuar të gjitha, por jo se do ta përjashtojmë Taravarin nga VLEN dhe Qeveria, sepse nuk mund të bashkëpunosh me BDI-në dhe të jesh pjesë e VLEN-it dhe e Qeverisë në të njëjtën kohë", tha Mexhiti.
Ai theksoi se Taravari shpresonte të qëndronte në Qeveri deri në fund, ku do t'i gëzonte përfitimet dhe të bashkëpunonte fshehurazi me Ahmetin, i cili do t’i jepte mbështetje në 5-6 komuna, ndërsa ai do ta mbështeste BDI-në në Çair dhe Tetovë ose në vend tjetër ku do të ketë nevojë.
Lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, ai theksoi se janë duke u zhvilluar përgatitjet, se është zgjedhur shefi i shtabit zgjedhor në nivel republikan dhe se po shqyrtohen kandidatët më të mirë nga VLEN. Por, shtoi, ne gjithashtu mund të mbështesim kandidatë të pavarur, ose kandidatë që nuk janë nga VLEN nëse mendojmë se ata do të ishin më të mirët. mb/
Foto: printskrin