Një i vrarë dhe 54 të lënduar në sulmin rus në Harkov, janë rrëzuar 56 dronë ukrainas në Rusi
- Në sulmin raketor rus në Harkov në Ukrainën verilindore mëngjesin e sotëm u vra një person, ndërsa 54 janë lënduar, deklaroi kryetari i komunës së qytetit, Igor Terehov.
- Post By Fami Bajrami
- 10:44, 18 prill, 2025

Kiev/Moskë, 18 prill 2025 (MIA) - Në sulmin raketor rus në Harkov në Ukrainën verilindore mëngjesin e sotëm u vra një person, ndërsa 54 janë lënduar, deklaroi kryetari i komunës së qytetit, Igor Terehov.
Në sulm, sipas Terehovit janë dëmtuar 15 ndërtesa banimi.
Edhe zona të tjera në Ukrainë gjithashtu u vunë nën zjarrin rus gjatë natës.
Në sulmin rusë me dronë ndaj qytetit verilindor të Ukrainës, Sumi ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër është lënduar, deklaroi udhëheqësi i detyrës Artem Kobzar.
Shpërthime u vunë re dhe në periferi të Kievit dhe në qytetin industrial jugor të Dnjepros.
Ndërkohë, dhe forcat ukrainase kanë kryer sulme të shumta ndaj rajonit të Rusisë.
Në rajonin e Rostovit të Rusisë, guvernatori Juri Snjusar deklaroi se mbrojtja ajrore kishte kapur dhe shkatërruar disa dronë ukrainas. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka viktima apo dëme materiale në terren, tha Snjusar në një publikim në Telegram.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kumtoi se gjatë natës u kapën dhe u shkatërruan 56 dronë ukrainas mbi territorin e rajoneve Voronezh dhe Belgorod, mbi Detin Azov si dhe në rajonet Rostovska dhe Krasnodarska. rq/
Foto: arkivi i MIA-s