Një funksionar i lartë amerikan dyshon në mundësinë për "fitore totale" të Izraelit në Rripin e Gazës
- Administrata e presidentit amerikan Xhozef Bajden dyshon në mundësinë që Izraeli të arrijë "fitore totale" ndaj Hamasit palestinez në Rripin e Gazës, deklaroi zëvendës sekretari shtetëror Kurt Kembel, njoftuan sot mediumet izraelite.
- Post By Besnik Shuki
- 10:42, 14 maj, 2024
Uashington, 14 maj 2024 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Xhozef Bajden dyshon në mundësinë që Izraeli të arrijë "fitore totale" ndaj Hamasit palestinez në Rripin e Gazës, deklaroi zëvendës sekretari shtetëror Kurt Kembel, njoftuan sot mediumet izraelite.
Edhe pse autoritetet amerikane apeluan deri te Izraeli të ndihmojë në përgatitjen e planit të qartë për sundim pas luftës me Gazën, deklarata e Kembelit është deri tani pranimi më i qartë nga një funksionar i lartë amerikan se strategjia e tanishme ushtarake e Izraelit nuk do t'i japë rezultatet që i kërkon.
"Në disa aspekte, ne luftojmë rreth asaj se çka është teoria e fitores. Ndonjëherë kur me kujdes i dëgjojmë liderët izraelitë, ata më shumti flasin për idenë për fitore të madhe në fushëbetejë, fitore totale", tha Kembel në Samitin rinor të NATO-s në Majami. bsh/
Foto: MIA arkiv