• e martë, 02 korrik 2024

Një banor i Kërçovës humbi jetën në aksidentin në rrugën rajonale Manastir- Kërçovë

Një banor i Kërçovës humbi jetën në aksidentin në rrugën rajonale Manastir- Kërçovë

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Në aksidentin e komunikacionit në rrugën rajonale Manastir-Kërçovë në afërsi të fshatit Kladnik dje në orën 13:15 ka humbur jetën një banor i Kërçovës.

Siç informojnë nga MPB-ja, personi G.S.(58) nga Kërçova, duke drejtuar veturën e udhëtarëve “lada samara” me targa të Ohrit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjekët nga Qendra mjekësore e Kërçovës kanë konstatuar vdekjen.

Është kryer mbikëqyrje nga ekipi inspektues i Stacionit policor të Kërçovës.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR