• e premte, 11 tetor 2024

Një aeroplani të Junajted erllajns i ka rënë rrota gjatë fluturimit

Një aeroplani të Junajted erllajns i ka rënë rrota gjatë fluturimit

Denver, 9 korrik 2024 (MIA) - Junajted erllajns njoftoi se edhe një aeroplan i tij e ka humbur rrotën kryesore të pajisjes për fluturim gjatë kohës së fluturimit, në praktikë duke e përsëritur incidentin nga marsi, pas çka Drejtoria Federale e Sigurisë së Transportit urdhëroi kontroll të sigurisë së kompanisë.

"Askush nuk ishte lënduar në fluturimin 1001 të Junajted, ndërsa Boing 757-200 u nis nga Los Anxhelos dje rreth orës 7:15 sipas kohës lokale dhe ateroi në aeroportin në Denver në orën 10:10", deklaroi zëdhënësi i kompanisë, ndërsa transmetoi Blumberg.

Rrota është gjetur në Los Anxhelos, njoftoi Junajted erllajns, pa hollësi shtesë. 

Incidenti është shumë i ngjashëm me atë në mars, kur Boing  777-200 humbi rrotën shumë shpejt pasi ishte nisur nga San Francisko në fluturim për Osaka, duke e detyruar që të ateroj në aeroportin në Los Anxhelos. Në incident atëherë nuk ishte lënduar askush, por në video xhirimin shihet momenti kur rrota kishte rënë dhe i kishte dëmtuar veturat në parking. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR