• e premte, 26 korrik 2024

Një aeroplan ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Tiranës, një pasagjer ka tentuar të bëjë vetëvrasje

Një aeroplan ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Tiranës, një pasagjer ka tentuar të bëjë vetëvrasje

Tiranë, 22 maj 2024 (MIA) - Një aeroplan, i cili ka fluturuar në linjen Lion-Stamboll, pasdite rreth orës 14 ka bërë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. 

Sipas policisë, shkaku për këtë është tentativa e një pasagjeri, shtetas afgan, për të kryer vetëvrasje gjatë fluturimit.

"Personi M.N. (40) shtetas i Afganistanit ka tentuar të vetëvritet me prerjen e damarëve të dorës me brisk. Ai është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën", thuhet në njoftimin e policisë. qa/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR