• e hënë, 23 dhjetor 2024

Së paku 21 persona ndërruan jetë nga temperaturat ekstreme të larta në një qytet në Maroko

Së paku 21 persona ndërruan jetë nga temperaturat ekstreme të larta në një qytet në Maroko

Rabat, 25 korrik 2024 (MIA) - Së paku 21 persona e humbën jetën për shkak të temperazurave të larta në një qytet në Maroko, kumtuan sot autoritetet shëndetësore të këtij vendi të Afrikës veriore.

Rastet e vdekjes janë regjistruar dje në qytetin Beni Melal, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit Rabat, lajmëroi agjencia shtetërore e lajmeve e mbretërisë MAP, duke i cituat autoritetet lokale shëdnetësore.

Viktimat ishin kryesisht të moshuar me sëmundje kronike, gjendjet shëdnetësore të të cilëve ishin përkeqësuar nga temperaturat ekstreme, kumtoi agjencia.

Marokon këtë javë e kaploi vala e të nxehtit me temperatura deri 48 gradë Celsius në disa pjesë të vendit, kumtuan meteorologët. ab/

Foto: piksabej ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR