• e diel, 22 dhjetor 2024

Tanket "Leopard 2" të premtuara nga Danimarka dhe Holanda do të dorëzohen në Ukrainë deri në fund të verës

Tanket

Hagë, 25 korrik 2024 (MIA) - Para fundit të verës, Ukraina do të marrë 14 tanke "Leopard 2" të rinovuara nga prodhimi gjerman, të cilat iu premtuan nga Danimarka dhe Holanda vitin e kaluar, tha sot ministri holandez i Mbrojtjes Ruben Brekelmans.

"Kievit urgjentisht i nevojitet më shumë mbështetje ushtarake, duke pasur parasysh luftimet e rënda në fushën e betejës. Këto tanke mund të luajnë një rol të rëndësishëm për të mundësuar ushtrinë ukrainase të mbrohet kundër forcave ruse," tha Brekelmans.

Vitin e kaluar, Danimarka dhe Holanda njoftuan blerjen e këtyre tankeve për 165 milionë euro, ndërsa në muajt e fundit ato janë rinovuar dhe testuar, njoftoi qeveria holandeze.

"Dje dhe sot dy tanket e fundit "Leopard 2" iu nënshtruan testeve të verifikimit. Të gjithë 14 tanket do të dorëzohen njëkohësisht para fundit të verës", tha ministri holandez.

Gjermania, Holanda dhe Danimarka vitin e kaluar i premtuan Ukrainës "të paktën" 100 tanke nga modeli i vjetër "Leopard 1 A5". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR