• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putini dhe Llukashenko takohen në një ishull të Rusisë

Putini dhe Llukashenko takohen në një ishull të Rusisë

Moskë, 25 korrik 2024 (MIA) - Presidentët e Rusisë dhe Bjellorusisë, Vlladimir Putin dhe Aleksandër Llukashenko janë takuar në ishullin Valaam në liqenin Ladoga në Republikën ruse Karelia, njofton BTA.

Shefi i shtetit bjellorus gjendet për vizitë pune në Rusi. Në rend dite të takimit janë edhe negociatat me Putinin në formate të ndryshme. Liderët e dy vendeve do të diskutojnë për çështjet aktuale që kanë të bëjnë me zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, fillimin e projekteve të partneritetit, sigurinë rajonale dhe agjendën ndërkombëtare.

Putini dhe Llukashenko tashmë dy herë janë takuar në këtë ishull. Një vit më parë ata vizituan manastirin Spaso-Preobrazhenski i cili ndodhet në ishullin Valaam. Që të dy për herë të parë kanë qenë bashkë në ishull në korrik të vitit 2019.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR