• e premte, 22 nëntor 2024

Haris e dënoi fjalorin urrejtës të demonstruesve antiizraelitë

Haris e dënoi fjalorin urrejtës të demonstruesve antiizraelitë

Uashington, 25 korrik 2024 (MIA) - Nënpresidentja amerikane, Kamalla Haris sot i dënoi "veprat e tmerrshme dhe fjalorin e rrezikshëm të urrejtjes të demonstruesve jopatriotik anti-izraelitë" të cilët dje protestuan para ndërtesës së Kapitolit kundër fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu në mbledhjen e përbashkët të të dy dhomave të Kongresit. 

Së paku gjashtë persona u arestuan në protestë në të cilën morën pjesë mijëra njerëz dhe ku u brohoritën parulla antisemite dhe pro-Hamasit dhe u shkatërrua pronë, ndërsa u djeg edhe një kukull me pamjen e Netanjahut, dhe flamuri amerikan.

"E dënoj secilin individ i cili bashkohet me organizatën terroriste brutale Hamas, e cila premton se do ta shkatërrojë shtetin e Izraelit dhe do të vrasë hebrenj. Grafitet dhe retorika e Hamasit janë të tmerrshme dhe atë nuk guxojmë ta tolerojmë në vendin tonë", tha Hamas.

Në kumtesë shtohet se e dënon djegien e flamuriot amerikan, "simbol i idelaeve më të larta si komb që e përfaqëson Amerikën", duke vlerësuar se asnjëherë nuk duhet të përdhoset në atë mënyrë.

Ajo e shprehi mbështetjen e saj për të drejtën e protestës, por tha se "antisemitizmi, urrejtja dhe dhuna e çfarëdo lloji nuk kanë vend" në SHBA.

Haris, tani kandidatja e mundshme për zgjedhjet presidenciale në nëntor, e kumtoi këtë para se të takohet me kryeminsitrin Netanjahu sot në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo dhe presidenti amerikan, Xhozef Bajden e kritikuan Izraelin se nuk po bën mjaftueshëm për t'i mbrojtur civilët në luftën që po zgjatë më shumë se nëntë muaj. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR