• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbetje nga dronë rus nga Ukraina në Rumani

Mbetje nga dronë rus nga Ukraina në Rumani

Bukuresht, 25 korrik 2024 (MIA) - Mbeturina për të cilat besohet se janë nga një dron rus kanë rënë në një zonë rurale të Rumanisë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Ky është rasti i fundit i rënies së dronëve nga lufta në Ukrainën fqinje në tokën e kësaj anëtare të NATO-s.

Që nga fillimi i luftës në shkurt në shkurt të vitit 2022, Rumania ka gjetur në disa raste mbetjet e një droni në territorin e saj.

“Mbetjet e fundit të një droni rus u gjetën pas sulmeve ruse mbi infrastrukturën portuale të Ukrainës pranë kufirit me Rumaninë”, njoftoi Ministria rumune.

Në komunikatë theksohet se mbetjet janë zbuluar nga një ekip ekspertësh në një zonë të pabanuar pranë fshatit Plauru në qarkun Tulçe, që e ndan lumi Danub nga porti ukrainas i Izmail.

Gjatë dy netëve të fundit, Rusia ka nisur sulme kundër "objektivave civile dhe infrastrukturës portuale" në Ukrainë, shtohet në komunikatë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR