• e mërkurë, 23 tetor 2024

Nigeri: Sulmues të armatosur kanë vrarë 50 persona, disa janë rrëmbyer

Nigeri: Sulmues të armatosur kanë vrarë 50 persona, disa janë rrëmbyer

Abuxha, 10 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 50 persona janë vrarë, si dhe disa të tjerë janë rrëmbyer kur njerëz të armatosur kanë sulmuar fshatin Jargoje në veriperëndim të Nigerisë, deklaruan sot banorët e fshatit.

"Dhjetëra burra të armatosur me motoçikleta sulmuan fshatin në zonën e qeverisjes lokale Kankara të shtetit Kacina vonë të dielën", deklaroi banori vendas Hasan Jau.

Ai shtoi se nuk dihet se sa fshatarë janë rrëmbyer apo sa prona janë grabitur.

Një vit pasi presidenti nigerian Bola Tinubu erdhi në pushtet duke premtuar se do t'i jepte fund pasigurisë së përhapur, sulmet nga bandat e armatosura në veriperëndim të vendit janë bërë një dukuri pothuajse e përditshme. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR