• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Netanjahu paralajmëroi luftë deri në fitore të plotë pas vrasjes së 21 ushtarëve

Netanjahu paralajmëroi luftë deri në fitore të plotë pas vrasjes së 21 ushtarëve

Tel Aviv, 23 janar 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, duke shprehur keqardhje për vrasjen e 21 ushtarëve në sulmin më të përgjakshëm në Gazë, sot paralajmëroi se armata do të luftojë deri në "fitore të plotë". 

Në platformën Iks, Netanjahu njoftoi se sot është "një nga ditët më të vështira që nga fillimi i luftës".

Ai, gjithashtu, paralajmëroi se ushtria do të fillojë hetim për sulmin, në të cilin ekstremistët palestinezë gjuajtën granatë me raketa ndaj një tanku izraelit, duke shkaktuar shpërthim sekondar dhe rrënimin e dy ndërtesave ndaj ushtarëve. 

"Në emër të heronjve tanë dhe për jetët tona personale, nuk do të ndalojmë të luftojmë deri në fitore të plotë", shkroi Netanjahu.

Anëtari i kabinetit ushtarak, ish ministri i mbrojtjes dhe shef i Shtatmadhorisë, Beni Ganc ka shprehur ngushëllime për familjet e të vdekurve dhe dëshira për rimëkëmbje të shpejtë të të plagosurve, transmetuan mediat izraelite. 

Ai vlerësoi se izraelitët duhet të mbeten të bashkuar dhe duhet të kujtojnë, siç tha, "çmimin e lartë" të cilin ishin të detyruar ta paguanin për "luftën e drejtë dhe qëllimet e larta për të cilat ranë heronjtë izraelitë që ta sigurojnë të ardhmen", kthimin e pengjeve dhe ruajtjen e Izraelit përgjithmonë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR