• e mërkurë, 24 korrik 2024

Netanjahu në takim me Bajdenin të enjten, me Trampin të premten

Netanjahu në takim me Bajdenin të enjten, me Trampin të premten

Uashington, 24 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të enjten në Shtëpinë e Bardhë do të ketë takim me presidentin amerikan Xhozef Bajden, i cili u shërua nga Kovid-19. Këtë mbrëmë e bënë të ditur nga kabineti i Netanjahut dhe nga Shtëpia e Bardhë. Takimi i Netanjahut me kandidatin presidencial të Partisë Republikane, ish presidentin amerikan Donald Tramp, fillimisht ishte paralajmëruar për sot, pastaj të enjten, ndërsa tani është caktuar për të premten në Florida në rezidencën e Trampit në Mar a-Lago.

Me padurim pres që ta pres Bibi Netanjahun në Mar a-Lago në Pallm Biç, Florida. Gjatë mandatit tim të parë kishim paqe dhe stabilitet në rajon (Lindjen e Afërt)", tha Trampi, duke paralajmëruar se përdëri do to jetë ashtu sepse pret që përsëri do të vijë në pushtet. Ai gjithashtu deklaroi se në bisedë me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelenski dhe liderët e tjerë botërorë javën e kaluar, ai paralajmëroi se do të tregojë se "duhet të ndërpriten luftërat e tmerrshme dhe vrasëse dhe konfliktet e dhunshme". 

Ai, gjithashtu, tha se miliona njerëz po vdesin dhe se nënpresidentja amerikane dhe kandidatja më e mundshme demokrate për presidente Kamalla Harris "nuk ka absolutisht kurrfarë aftësie që ta pengojë këtë". 

Kryeministri i Izraelit nga e hëna është në Uashington, ndërsa pika kryesore e vizitës së tij do të jetë fjalimi i tij sot në mbledhjen e përbashkët speciale të të dy dhomave në Kongresin amerikan. Ai pret që këtë javë ta takohet me nënpresidenten Kamalla Harris, kandidaten e mundshme për zgjedhjet presidenciale pasi Bajdeni u tërhoq nga gara të dielën. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR