• e martë, 26 nëntor 2024

Peskov: Pozita e Ukrainës është në pajtim me qëndrimin e Kremlinit, Rusia është e hapur për negociata

Peskov: Pozita e Ukrainës është në pajtim me qëndrimin e Kremlinit, Rusia është e hapur për negociata

Moskë, 24 korrik 2024 (MIA) - Deklarata e ministrit ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmitrij Kuleba për gatishmërinë e Kievit për bisedime me Moskën ështl në pajtim me qëndrimin e Kremlinit, por nevojiten sqarime shtesë, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov.

"Të gjithë kuptuam nga raportet nga Pekini se ai ka dhënë një deklaratë të tillë në takimin me Vang Ji. Mund të thuhet se vetë porosia është në pajtim me qëndrimin tonë. E dini. Rusia asnjëherë nuk ka refuzuar bisedime, ajo mbetet e hapur. Për procesin negociues, megjithatë, hollësitë janë të rëndësishme dhe akoma nuk i dimë, kështu që të presim disa sqarime të cilat dukshëm do të pasojnë", tha zëdhënësi i Kremlinit.

Ministri kinez i Punëve të jashtme, Vang Ji në takim me Kulebën bëri me dije faktin se ekziston rrezik nga eskalimi i konfliktit në Ukrainë dhe përhapja e tij jashtë kufijve të vendit. ndaj çka Kuleba tha se Ukraina është e gatshme dhe dëshiron të biseodjë me Moskën. ab/

Foto: ЕPА

 



QËNDRONI TË LIDHUR