• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fijala: Është e domosdoshme të parandalohet lufta hibride ruse në Evropë

Fijala: Është e domosdoshme të parandalohet lufta hibride ruse në Evropë

Pragë, 24 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri çek, Petr Fijala deklaroi sot se vendi është i vetëdijshëm për kërcënimet hibride ruse në Evropë, përfshirë edhe sulmet e mundshme ndaj infrastrukturës dhe programeve për furnizim me armë.

"E dimë se forcat ruse veprojnë në territorin e Evropës. Evropa gjaët kohë po përballet me kërcënime hibride, intensiteti i tyre akoma më shumë është prëforcuar me agresionin rus ndaj Ukrainës. Prandaj bëjmë gjithçka për siguri afatgjate të të gjithëq ytetarëve", deklaroi ai për Ukrinform.

Fijala theksoi se forcat shtetërore të sigurisë dhe shërbomet speciale janë fokusuar në shtypjen e kërcënimeve hibride, që u ka ndihmuar ta zbulojnë "rrjetin prorus prapa serverëve të Zërit të Evropës". ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR