• e diel, 22 dhjetor 2024

Kuleba: Rusia nuk është e gatshme të negociojë “me vullnet të mirë”

Kuleba: Rusia nuk është e gatshme të negociojë “me vullnet të mirë”

Pekin, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministri për Punë të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba sot gjatë vizitës në Kinë deklaroi se vendi i tij do të bisedojë me Rusinë vetëm kur të jetë e gatshme ta bëjë atë “me vullnet të mirë”.

“Kuleba gjatë takimit me homologun e tij kinez Vang Ji përsëriti qëndrimin e Ukrainës se është e gatshme të negociojë me palën ruse, por vetëm kur Rusia të jetë e gatshme të negociojë me vullnet të mirë”, kumton MPJ e Ukrainës, duke shtuar se për momentin pala ruse nuk është e gatshme ta bëjë këtë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning në përgjigje të pyetjes në lidhje me takimin e ministrave Vang Ji dhe Dmitri Kuleba mëngjesin e sotëm në Guangzhu në Kinën jugore, tha se "këmbyen pikëpamje mbi konfliktin".

“Vang Ji theksoi se kriza në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, se konflikti vazhdon dhe ekziston rrezik i përshkallëzimit”, shton ajo.

“Kina vlerëson se zgjidhja e të gjitha konflikteve në fund duhet të shkojë në tryezën e bisedimeve”, theksoi zëdhënësja.

Vizita e Kulebës në Kinë këtë javë është vizita e parë e një zyrtari të lartë ukrainas në këtë nivel që nga fillimi i invazionit rus ndaj Ukrainës.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR