Presidenti i Izraelit ka pritur 40 minuta në aeroplan në Paris për "shkaqe sigurie“
- Presidenti izraelit Isak Hercog dhe delegacioni i tij u lejuan të zbresin në aeroportin e Parisit pasi kaluan edhe 40 minuta në aeroplan "për shkaqe sigurie", tha zëdhënësi i presidentit.
![Presidenti i Izraelit ka pritur 40 minuta në aeroplan në Paris për](https://mia.mk/images/20240724165145_big_730x400_32.webp )
Paris, 24 korrik 2024 (MIA) - Presidenti izraelit Isak Hercog dhe delegacioni i tij u lejuan të zbresin në aeroportin e Parisit pasi kaluan edhe 40 minuta në aeroplan "për shkaqe sigurie", tha zëdhënësi i presidentit.
Siç theksohet, "presidenti dhe delegacioni i tij zbritën dhe vazhduan orarin siç ishte planifikuar", por nuk u zbuluan detaje të incidentit, njoftuan mediat izraelite.
Gazeta “Vala” raportoi se në çatinë e aeroportit është vërejtur një person i dyshimtë në momentin e uljes së aeroplanit.
Delegacioni izraelit, i cili mbërriti në Paris për Lojërat Olimpike, ka rritur sigurinë mes kërcënimeve dhe thirrjeve që Izraeli të mos marrë pjesë për shkak të luftës kundër Hamasit në Gaza. mb/
Foto: MIA