• e enjte, 25 korrik 2024

Kurti: Marrëveshja e vitit të kaluar me Serbinë i materializon karakteristikat e shtetit të pavarur kosovar

Kurti: Marrëveshja e vitit të kaluar me Serbinë i materializon karakteristikat e shtetit të pavarur kosovar

Prishtinë, 24 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se marrëveshja bazë e vitit të kaluar me Serbinë në Bruksel ende është një nga momentet përmes të cilave arriti "të materializohen karakteristikat e shtetit të pavarur të kosovës", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Duke vënë në dukje se të hënën u mbushën 14 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) zbuloi se "shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare", Kurti tha se marrëveshja që arriti me presidentin serb Aleksandar Vuçiç vitin e kaluar përfshinte parimet mbi të cilat ky konstatim i GJND-së është i bazuar.

"Marrëveshja themelore nga Brukseli e datës 27 shkurt 2023 është momenti i radhës përmes të cilit u mundësua të materializohen karakteristikat e shtetit të pavarur të Kosovës sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare, në të cilat bazohet mendimi këshillëdhënës i GJND-së, duke përfshirë fqinjësinë e mirë, barazinë e sovranëve, respektimin e pavarësisë ndaj të tjerëve, njohjen dhe mbrojtjen e integritetit territorial, të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe parime të tjera nga Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara", tha Kurti në seancën e sotme të Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës ka folur para anëtarëve të kabinetit të tij edhe për forcimin e shtetit dhe shtetësisë në skenën ndërkombëtare.

"E dimë se forcimi i shtetit të Kosovës dhe shtetësisë së saj në skenën ndërkombëtare nuk është proces automatik, por kërkon kohë dhe mund, përkushtim dhe guxim. Duhet kohë, përkushtim dhe vullnet për politika të mira të brendshme në të mirë të qytetarëve", tha Kurti. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR