• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjermania dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord për bashkëpunim të përforcuar në mbrojtje

Gjermania dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord për bashkëpunim të përforcuar në mbrojtje

Berlin, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius në takimin e sotëm në Berlin me sekretarin e ri të mbrojtjes britanike, Xhon Hili, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të përforcuar në mbrojte mes Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Pistorius tha se ishte "i bindur se do të rifreskojmë dhe intensifikojmë marrëdhëniet tona gjermano-britanike", raportoi DPA.

"Duam t'i vendosim marrëdhëniet tona mbi një bazë të re", tha Pistorius dhe kjo është arsyeja pse të dy vendet nënshkruan deklaratën.

Kjo përfshin forcimin e industrisë së mbrojtjes në të dy vendet dhe bashkëpunimin më të ngushtë në zhvillimin, prodhimin dhe furnizimin e armëve dhe municioneve, si dhe të njëjtat standarde për sistemet e armëve dhe të municionit, theksoi ministri gjerman.

Ai theksoi se ky është një nga mësimet që duhet nxjerrë nga lufta që Rusia po bën kundër Ukrainës. Pistorius theksoi gjithashtu se shtylla evropiane në NATO duhet të forcohet.

Hili e quajti deklaratën "një hap të madh ndërsa krijojmë marrëdhënie të reja, më të thella të mbrojtjes midis Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë".

"Kulturat tona ushtarake janë të ngjashme. Ne luftojmë së bashku, stërvitemi së bashku dhe pimë birrë së bashku", shtoi Hili.

Pistorius e priti Hilin me nderime ushtarake për vizitën e tij inauguruese. b/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR