Fundoset një anije në Mauritani, janë mbytur të paktën 25 migrantë
- Të paktën 25 persona janë mbytur kur një varkë me emigrantë është fundosur në afërsi të kryeqytetit të Mauritanisë, Nuakçot, njoftoi sot Agjencia zyrtare e Informimit në Mauritanian (AMI).

Nuakçot, 24 korrik 2024 (MIA) - Të paktën 25 persona janë mbytur kur një varkë me emigrantë është fundosur në afërsi të kryeqytetit të Mauritanisë, Nuakçot, njoftoi sot Agjencia zyrtare e Informimit në Mauritanian (AMI).
Roja bregdetare e Mauritanisë ka shpëtuar 123 emigrantë të paligjshëm dhe ka gjetur 25 trupa pas fundosjes së një anijje pranë kryeqytetit Nuakçot.
Aksidenti ka ndodhur të hënën, ndërsa numri i mëparshëm i Organizatës Botërore për Migracionin (IOM) ishte të paktën 15 të vdekur. mb/
Foto: EPA