• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zaharova: Moska nuk i beson Kievit lidhur me negociatat e mundshme

Zaharova: Moska nuk i beson Kievit lidhur me negociatat e mundshme

Moskë, 24 korrik 2024 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë ruse për Punë të Jashtme, Marija Zaharova sot vlerësoi se nuk mund tu besohet deklaratave të presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski për negociata të mundshme me Rusinë për "ndonjë plan paqësor".

"Askush nuk ka besim tek ai. Të gjithë e kuptojnë në mënyrë të përsosur se ai është një njeri që mund të shtrembërojë gjithçka, që mund të gënjejë, që mund të hedh poshtë gjithçka, sepse ai madje edhe e braktisi popullin e tij, duke i hedhur banorët e Ukrainës në altarin e flijimit", tha Zaharova në brifing me gazetarët.

Ajo u kthye në faktin se deri tani "askush nuk ka bërë asgjë - as Zelenski, as administrata e tij ose degë tjera të pushtetit, as udhëheqësit perëndimorë me qëllim që të hiqet ligji që i ndalon Ukrainës të negociojë me Rusinë". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR