• e premte, 10 maj 2024

Nesër dhe pasnesër reshje lokale, të dielën mot stabil dhe më i ngrohtë

Nesër dhe pasnesër reshje lokale, të dielën mot stabil dhe më i ngrohtë

Shkup, 2 maj 2024 (MIA) - Vazhdon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, përveç të dielën kur do të mbajë kryesisht mot stabil dhe më i ngrohtë. Nesër, siç informon DPHM, sidomos në pjesët lindore, në shumë vende do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile të përcjellja me reshje përmbytëse dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të keq afatshkurtër me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.

Nesër do të jetë me vranësia të ndryshueshme, sidomos paradite do të mbajë mot jostabil me reshje përmbytëse dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të keq afatshkurtër me erë të pëforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura do të lëvizë nga 5 deri në 22 gradë.

Edhe në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa pjesë të luginës mot jostabil, me reshje përmbytëse, bubullima, erë e përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të motit jostabil.

Sipas DPHM, të shtunën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, ndërsa temperatura do të arrijë deri në 21 gradë. mb/

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR