• e hënë, 20 maj 2024

MPJ nikoqir i takimit të tretë të drejtorëve politikë në kuadër të kryesimit me PBEJL-në

MPJ nikoqir i takimit të tretë të drejtorëve politikë në kuadër të kryesimit me PBEJL-në

Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u mbajt takimi i tretë i drejtorëve politikë të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe të Bashkimit Evropian.

Siç kumtoi MPJ, në takim u shqyrtuan kandidaturat për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RRC) dhe propozim-teksti i Deklaratës së përbashkët në prag të Takimit ministror, që do të mbahet në kuadër të kryesimit tonë me PBEJL-në.

Maqedonia e Veriut kryeson me PBEJL-në në periudhën korrik 2023 - qershor 2024, nën moton "Tejkalojmë ndarjet, ndërtojmë besim”. bsh/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR