• e hënë, 20 maj 2024

Regjim i posaçëm i komunikacioni të dielën në Shkup

Regjim i posaçëm i komunikacioni të dielën në Shkup

Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Për shkak të mbajtjes së garës rrugore në Shkup, më 12 maj (e diel) nga ora 08:30 deri në ora 10:30 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët nëpër të cilat konkurrentët do të lëvizin.

SPB Shkupi kumtoi se pozita fillestare e garuesve është në bulevardin “Ilinden” – lokacioni Fontana, dhe më pas do të lëvizin përgjatë bulevardit “Ilinden” deri te kryqëzimi me rrugën “Nikola Parapunov", nga aty deri te kryqëzimi me bul. "Aradhet partizane" në të djathtë (në drejtim të Gjorçe Petrov) deri te ura Vllajko, ku kthehen në gjysmërreth dhe kthehen në të njëjtën rrugë deri në kryqëzimin me rrugën "Lubljanska", ku kthehen në gjysmërreth dhe ndjekin të njëjtën rrugë kthimi në rrugën "Nikola Parapunov" dhe bul "Ilinden" deri në lokacionin Fontana në bul "Ilinden".

SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR