• e hënë, 23 dhjetor 2024

ASHMAA: Heshtje parazgjedhore për shkak të rivotimit për zgjedhjet parlamentare 2024

ASHMAA: Heshtje parazgjedhore për shkak të rivotimit për zgjedhjet parlamentare 2024

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Për shkak të përsëritjes së votimit për zgjedhjet parlamentare 2024 në shtatë vendvotime në Njësitë zgjedhore 5 dhe 6, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) njofton transmetuesit nacionalë dhe transmetuesit që transmetojnë program në zonën e Ohrit, Krushevës, Strugës, Dollnenit dhe Zhelinës se për ata vlejnë obligimet për heshtje zgjedhore, e cila fillon nga sonte në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 19 të datës 22 maj 2024.

Gjatë kohës së heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor mediatik të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore llogaritet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materialeve audio dhe audioviziuele që lidhen ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është i hapur ose i fshehur në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojnë në vendimin e zgjedhësve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjektit politik dhe/ose individë të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organet qeveritare.

 

 

Тврдам дека нема да има предвремени парламентарни избори, изјави денеска премиерот и лидер на СДСМ Зоран Заев. 

 

Votimi do të përsëritet në shtatë vendvotime të mërkurën në Njësinë zgjedhore (NJZ) 5 dhe në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në komunën e Krushevës, 1844 në komunën e Strugls dhe 1272 në komunën e Ohrit, si dhe në NJZ 6 në vendvotimin 2101 në komunën e Zhelinës. Nesër votojnë personat e sëmure dhe të pafuqishëm të cilët tashmë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare, si dhe të burgosurit. ls/

foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR