• e diel, 22 dhjetor 2024

Kallëzim penal kundër një shkupjani, duke shkaktuar zjarr ka dëmtuar gypin e ngrohjes dhe konstruktin e urës "Bellasica"

Kallëzim penal kundër një shkupjani, duke shkaktuar zjarr ka dëmtuar gypin e ngrohjes dhe konstruktin e urës

Shkup, 10 maj 2024 (MIA)- SPB Shkup-Njësiti për kriminalitet të dhunshëm-Njësia për delikte të gjakut dhe delikte seksuale, sot deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër I.H. (37) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkelje të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 në lidhje me veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal, kumtoi MPB-ja.

"Respektivisht, pas masave të ndërmarra, provave të siguruara, ekspertizave të kryera dhe bisedave me më shumë njerëz është konstatuar se më datën 11.05.2023 nën urën 'Bellasica' i denoncuari ka shkaktuar zjarr në “hapësira për kompensimin e tubit për ngrohje' i cili pastaj ka përfshirë izolimin termik dhe tubat e ngrohjes të cilat janë pjesë të rrjetit të ngrohjes të EMV-Furnizimi me ngrohje, gjatë të cilës janë shkaktuar dëmtime në sistemin për ngrohjes, si dhe dëmtime të dukshme në elementet konstruktive të urës", thuhet në komunikatë.

Ndryshe i denoncuari I.H. nga data 12.09.2023 vuan dënimin me burg në Institucionin ndëshkues përmirësues Burgu Shkup për vepër të kryer penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit penal.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR