NATO bën thirrje për respektimin e rendit kushtetues në Bosnje e Hercegovinë
- NATO fuqimisht mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës sipas Marrëveshjes së Dejtonit, e cila duhet të respektohet, pasi është baza e stabilitetit dhe shtetësisë, tha sot zëvendëssekretarja e përgjithshme e paktit, Radmila Shekerinska, në një deklaratë në selinë e Aleancës në Bruksel.

Bruksel, 15 prill 2025 (MIA) - NATO fuqimisht mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës sipas Marrëveshjes së Dejtonit, e cila duhet të respektohet, pasi është baza e stabilitetit dhe shtetësisë, tha sot zëvendëssekretarja e përgjithshme e paktit, Radmila Shekerinska, në një deklaratë në selinë e Aleancës në Bruksel.
Rendi kushtetues në vend duhet të ruhet, ne nuk do të pranojmë një vakum sigurie dhe nuk do të lejojmë të prishet paqja e fituar me vështirësi. Një Bosnje e Hercegovinë e qëndrueshme dhe e sigurt është në interesin tonë dhe është në dobi të të gjithëve. Vendi është një partner i vlefshëm, ne jemi të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin tonë. Ne duam që Bosnja e Hercegovina të përparojë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Është arritur shumë, shpresojmë të vazhdojmë në këtë bazë në interes të atyre që jetojnë atje. Ne mbetemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit," shtoi Shekerinska.
Për situatën në vend sot është parashikuar të diskutojnë ambasadorët e vendeve të NATO-s dhe përfaqësuesit e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës. Sot në mëngjes pritej të jepnin deklaratë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute dhe tre përfaqësuesit e Presidencës, por deklaratën e bëri vetëm Shekerinska. ls/
Foto:Arkivi i MIA-s