• e premte, 06 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nëse do të ishte në funksion Qendra për djegie do të kishte kapacitet për katër ose pesë pacientë, deklaroi kryeministri

Nëse  do të ishte në funksion Qendra për djegie  do të kishte kapacitet për katër ose pesë pacientë, deklaroi kryeministri

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Nëse do të ishte në funksion Qendra për Djegie, do të kishte kapacitet për katër deri në pesë pacientë, por sistemi ynë shëndetësor ka treguar se është i qëndrueshëm dhe mund të përballojë një valë të tillë, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme te të lënduarit nga zjarri në Koçan.

Mickoski theksoi se sistemi shëndetësor ka treguar se është i gatshëm të përballet me sfida të mëdha. 

"Sistemi ynë shëndetësor ka treguar se është i qëndrueshëm dhe mund të pranojë një valë të tillë, e cila është mbase një sfidë e madhe për sisteme shëndetësore shumë më të sofistikuara dhe për shtete shumë më të mëdha se e jona, dhe unë i përgëzoj dhe u jam mirënjohës në emrin tim dhe në emër të Qeverisë", tha kryeministri.

Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari, kanë vizituar të lënduarit nga zjarri në Koçan dhe kanë marrë pjesë në takimin e Shtabit të Krizave të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Foto: Qeveria 

 

QËNDRONI TË LIDHUR