• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Turqi arrestohen 33 persona të dyshuar për bashkëpunim me Shtetin islamik dhe përgatitje të sulmeve

Në Turqi arrestohen 33 persona të dyshuar për bashkëpunim me Shtetin islamik dhe përgatitje të sulmeve

Stamboll, 10 mars 2024 (MIA) - Policia turke ka arrestuar 33 persona të dyshuar për lidhje me grupin Shteti islamik dhe planifikimin e sulmeve para zgjedhjeve lokale në vend në fund të këtij muaji, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja.

Të dyshuarit po përgatiteshin dhe kërkonin vend se ku të operojnë para zgjedhjeve të ardhshme, ka shkruar ministri në rrjetin social “X”.

Zgjedhjet do të mbahen më 31 mars.

Ministri ka thënë se policia anti-terror në Sakaria, Turqinë veriperëndimore gjatë kontrollit gjeti armë, para dhe "dokumente që i takojnë organizatës".

"Nuk do të tolerojmë terroristë. Do të vazhdojmë luftën tonë pa ndërprerje me përpjekje të mëdha të forcave tona të sigurisë", ka thënë Jerlikaja.

Ai shtoi se rrjeti ofronte njerëz për zonat e luftës dhe mbështetje financiare për Shtetin Islamik, derisa operonte nga xhamitë dhe shkollat ​​fetare ilegale.

Turqia është goditur nga një numër sulmesh të lidhura me Shtetin islamik në 10 vitet e fundit, përfshirë edhe një sulm të armatosur në një kishë në Stamboll në janar, kur një person humbi jetën.

Shteti islamik është gjithashtu i lidhur me sulmin më vdekjeprurës të vendit, kur më shumë se 100 njerëz vdiqën në një tubim paqësor në Ankara në tetor të vitit 2015.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR