Në Stokholm do të mbahet raund i ri bisedimesh mes SHBA-së dhe Kinës për kontestin tregtar rreth doganave
- Sekretari amerikan i Financave, Skot Besent dhe prëfaqësues të lartë kinezë sot dhe nesër në Stokholm do të mbajnë bisedime të reja lidhur me kontestin rreth doganave.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:56, 28 korrik, 2025
Stokholm, 28 korrik 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Financave, Skot Besent dhe prëfaqësues të lartë kinezë sot dhe nesër në Stokholm do të mbajnë bisedime të reja lidhur me kontestin rreth doganave.
Qëllimi kryesor i negociatave është vazhdimi i pauzës rrjedhëse të doganave, që është në pauzë deri më 12 gusht.
Delegacionin kinez pritet t akryesojë zëvendëskryeministri He Lifeng.
Nga prilli, SHBA-ja në disa faza i rriti doganat importuese për prodhime kineze deri 145 për qind, ndaj çka Kina u përgjigj me kondërdogana deri 125 për qind dhe kufizim të eksportit të disa materilave të caktuara. Në maj, të dyja palët në Gjenevë u dakorduan për suspendim 90-ditor të doganave, ndërkaq bisedime shtesë u mbajtën në qershor në Londër.
Të dyja palët po përballen edhe me sfida të tjera ekonomike. Kina i kritikon kufizimet amerikane të eksportit të gjysmëpërçuesve të avancuar dhe çipave për inteligjencë artificiale, duke konsideruar se ata e pengojnë qasjen e kompanive kineze drejt teknologjive kryesore, përderisa SHBA-ja e akuzon Kinën për kufizim të eksportit të lëndëve të para kyçe. ab/
fotо: arkivi