• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në stampedo në një festival fetar në Indi humbën jetën 121 persona

Në stampedo në një festival fetar në Indi humbën jetën 121 persona

 Nju Delhi, 3 korrik 2024 (MIA) - Në stampedo në ngjarjen fetare hindu në Indinë Veriore jetën e kanë humbur 121 persona, ndërsa 28 janë lënduar, njoftuan mediat indiane, ndërsa sipas raportit policor, në ngjarje morën pjesë disa herë më shumë se sa lejohej.

 "Mes viktimave ka 108 gra dhe shtatë fëmijë," deklaroi për gazetarët Manoj Kumar Sing, sekretari kryesor i shtetit Utar Pradesh.

 Stampedo ndodhi në një fshat në rrethin Hatras, rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Nju Delhi.

 Policia lejoi të mblidheshin 80.000 njerëz, ndërsa rreth 250,000 njerëz morën pjesë në ngjarje, sipas raportit të policisë. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR