• e martë, 02 korrik 2024

Në Ohër deri në ora 13 në zgjedhje kanë dalë rreth 27 për qind, në Debërcë 26 për qind e votuesve

Në Ohër deri në ora 13 në zgjedhje kanë dalë rreth 27 për qind, në Debërcë 26 për qind e votuesve

Ohër, 8 maj 2024 (MIA) - Jehona në Zgjedhjet presidenciale në Ohër deri në ora 13 është 27,75 npër qind, ndërsa në Zgjedhjet parlamentare deri në ora 13 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 27,85 për qind e votuesve.

Sipas KKZ-së, votimi zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë problem.

Në vendvotimet në territorin e Komunës së Debërcës deri në ora 13 kanë dalë 26 për qind e personave me të drejtë vore. Edhe në Debërcë nuk ka asnjë problem dhe procesi zgjedhor zhvillohet pa pengesa.

Në listën kryesore zgjedhore për Zgjedhjet e sotme parlamentare në Ohër janë regjistruar 51.865 votues, ndërsa për rrethin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale 51.717 votues.

Sipas listës kryesore zgjedhore, për Zgjedhjet parlamentare në Debërcë janë regjistruar 4.001 votues, ndërsa për rrethin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale 4.009. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR