• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Gostivar për votim janë paraqitur 129 persona të sëmurë dhe vulnerabël

Në Gostivar për votim janë paraqitur 129 persona të sëmurë dhe vulnerabël

Gostivar, 22 prill 2024 (MIA) - Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në komunën e Gostivarit, do të votojnë 129 persona të sëmurë dhe vulnerabël, konfirmuan nga Komisioni komunal zgjedhor.

"Në afatin ligjor deri te komisioni janë parashtruar mbi 150 raportime me kërkesa për votim. Komisioni në bashkëpunim me një mjek i ka shqyrtuar kërkesat dhe të justifikuarit i ka pranuar", informoi anëtari i KKZ, Halit Elezi.

Në KKZ Gostivar në afatin ligjor nuk janë parasthruar kërkesa nga persona, të cilët ndodhen në paraburgim ose të burgosur. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR