• e enjte, 22 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

SHPPP: Pas shtatë viteve "Fshati i Maqedonisë" sërish do të jetësohet

SHPPP: Pas shtatë viteve

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Kompleksi "Fshati i Maqedonisë" sërish do të jetë qendër e kulturës, arkitekturës autentike dhe traditës së vendit, së shpejti do të kthehet në hartën turistike dhe kulturore të Maqedonisë.

Drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të prëbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski, sot e nënshkroi vendimin për koncesionerin e kompleksit, i cili është zgjedhur në mënyrë ligjore dhe transparente, me anë të ankandit publik elektronik, përmes sistemit me të cilin menaxhon dhe operon Ministria e Financave.

KOncesioneri ka obligim t'i ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për aftësimin e kompleksit për të filluar me punë prej 01.06.2025.

"Pas viteve të mbylljes dhe shkatërrimit të gjithçka që paraqet trashëgimi kulturore, identiet dhe histori - përfundimisht fillojmë kapitull të ri. Kompleksi 'Fshati i Maqedonisë' nuk funksionon pothuajse shtatë vite, paqi që koncesionerët e mëparshëm u tërhoqën për shkak të humbjeve financiare, ndërkaq që SHPPP rregullisht paguante për shpenzimet e sigurimit dhe praktikisht pati humbje financiare prej mbi 300.000 euro. Me zgjehdjen e koncesionerit, ndërmarrim hap serioz drejt kthimit në jetë të një hapësire unikate e cila do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, turistët dhe ithtarët e traditës", ceket në kumtesën e SHPPP-së.

Kompleksi "Fshati i Maqedonisë", që ndodhet rrëzë Vodnos, afër fshatit Nerez, prëbëhet prej 12 shtëpive autentike, me hapësira ku prezantohen zejet e vendit, disa pjesë shfrytëzohen si dhoma hoteli, ndërsa disa kanë edhe pjesë të restorantit.

Me rihapjen e kompleksit, do të krijohen kushte për nxitje të zhvillimit të turizmit dhe përforcim të ekonomkisë lokale, hapje të vendeve të reja të punës, ndërkaq do të avancohet edhe kapaciteti turistik në Shkup që do të ndikojë në numër të rritur të turistëve jo vetëm në Shkup, në përgjithësi edhe në vend, theksojnë nga SHPPP. ab/

Foto: SPPP


 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR