• e premte, 06 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Fillkov: Me emra të cilët kanë marrë pjesë ishin kreatorë të problemeve, vështirë se do të arrijmë drejt zgjidhjes

Fillkov: Me emra të cilët kanë marrë pjesë ishin kreatorë të problemeve, vështirë se do të arrijmë drejt zgjidhjes

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov porositi se është vështirë të arrihet drejt zgjidhjes së mirë me emra të cilët morën pjesë dhe ishin kreatorë të problemeve dhe kërkon nga LSDM të propozojë emra të rinj në grupin punues për agjendën reformuese në pjesën e jurisprudencës.

"Dëshiroj të besoj në qëllimin e mirë për të ndihmuar dhe të merret pjesë në cilin do proces, por duhet të jemi të vetëdiojshëm se me emra të cilët kanë marrë pjesë dhe kanë qenë kreatorë të problemeve, vështirë se do të arrijmë drejt zgjidhjes. Ata dy emra ishin pjesë në vitin 2023 në grupin që i bënte ndryshimet kushtetuese. Shpresoj se do të kenëq asje më serioze dhe do të japin të rinj", tha Fillkov në prëgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me minsitrin e Drejtësisë të Malit të Zi, Bojan Bozhoviq.

Theksoi se me emrat e propozuar për grupin e punës seriozisht dyshon se LSDM ka qëllim të sinqertë për të ndihmuar në proces.

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe pas takimit të kohëmëparshëm të liderëve me kryeministrin Hristian Mickoski në Qeveri deklaroi se janë marrë vesh të formohen grupe të punës për agjendën reformuese në pjesën e jurisprudencës, energjetikës dhe shëndetësisë.

"Tani do të nominoj disa ekspertë nga fusha e jurisprudencës dhe energjetikës të cilët do të prëfshihen në përpunimin e ligjeve që janë pjesë e agjendës reformuese", tha atëherë Filipçe. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR