Arrestohen dy persona për mitmarrje dhe shpërblim për ndikim antiligjor
- Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vepër penale "mitmarrje" dhe "marrje të shpërblimit për ndikim antiligjor", njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Melahat Baftija
- 13:45, 8 prill, 2025

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vepër penale "mitmarrje" dhe "marrje të shpërblimit për ndikim antiligjor", njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Në një aksion të koordinuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit janë arrestuar dy persona nën dyshimin për vepra penale mitmarrje dhe marrje të shpërblimit për ndikim antiligjo", thonë nga MPB-ja.
Siç theksojnë, veprohet për zbardhje të plotë të ngjarjes.
Një pjesë e mediave kanë publikuar se është arrestuar drejtori i Spitalit geriatrik "13 Nëntori", Muhsin Arifi, i cili së bashku me një person tjetër ka kërkuar ryshfet prej 20.000 eurove. mb/
Foto: MIA