• e enjte, 04 dhjetor 2025

Nikolloski: Këmbëngulja jonë është që pagesa e mjeteve për projektet sipas marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar të jetë pas përfundimit

Nikolloski: Këmbëngulja jonë është që pagesa e mjeteve për projektet sipas marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar të jetë pas përfundimit

Shkup, 20 maj 2025 (MIA) - Kushtet e shlyerjes dhe normat e interesit për mjetet nga Marrëveshja e Partneritetit Strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të jenë më të mira se çdo huazim i deritanishëm. Financimi do të lidhet me projektin. Në disa projekte, maturimi do të jetë më i shkurtër, në disa do të jetë më i gjatë, do të varet nga gjendja e ekonomisë dhe buxhetit të Maqedonisë, por edhe nga realizimi i projekteve", informoi Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, pasi sot mori autorizimin për të nënshkruar marrëveshjen pasnesër në Londër.

Nga gjithsej gjashtë miliardë euro të paralajmëruara, korniza financiare për projektet e planifikuara fillimisht në infrastrukturën hekurudhore dhe për objektet në shëndetësi dhe arsim është 2.1 deri në 2.2 miliardë euro, e sipas Nikoloskit, pala maqedonase këmbëngul që fondet të kthehen pas përfundimit të projekteve.

"Mjetet janë në dispozicion për një kohë të pakufizuar, kohëzgjatja fillestare e marrëveshjes Qeveri me Qeveri është 10 vjet me mundësinë e vazhdimit të saj. Dhjetë vjet për të filluar një projekt, jo për ta përfunduar atë, por nëse të dyja palët bien dakord, nuk shoh asnjë arsye pse nuk do të ishim në marrëdhënie të mira me Mbretërinë e Bashkuar, për ta vazhduar atë. Sipas çmimeve orientuese, ndërtimi i hekurudhës nga Tabanoci në Gjevgjeli duhet të kushtojë rreth një miliardë e 900 milionë euro deri në dy miliardë euro, derisa ndërtimi i Spitalit Klinik, Fakultetit të Mjekësisë dhe Konviktit së Studentëve në Shtip, rikonstruksioni i plotë i Spitalit Klinik në Tetovë dhe ndërtimi i një spitali të ri me një shtëpi të re shëndetësore në Kërçovë do të kushtojë rreth 200 milionë euro. Po flasim për kornizë prej 2.1 deri në 2.2 miliardë euro që do të shpenzoheshin fillimisht. Këmbëngulja jonë është të fillojmë t'i shlyejmë pasi të kenë përfunduar projektet, respektivisht siç thotë populli grejs periudhën ta lidhim me periudhën e përfundimit të projektit. Nëse na duhen pesë vjet për të përfunduar projektin dhe grejs periudha të jetë pesë vjet, dhe kur të vihet në funksion, atëherë duhet të fillojmë të shlyejmë këstet, sqaroi Nikolloski në konferencën për media, pasi Qeveria miratoi tekstin e marrëveshjes.

Lidhur me normat e interesit, ai tha se “fillimisht është e mundur të lëvizim nën normën e inflacionit”, por detajet do të tregohen pas një muaji deri në një muaj e gjysmë.

Sipas Nikolloskit, çelësi është maturimi për kthim. "Qytetarët duan, e edhe ne, t'i përfundojmë projektet më shpejt. Është një gjë të vendosësh kontraktorin në pozitë të rehatshme kur ai dëshiron të përfundojë projektin dhe si sjhtet të paguani, e është një gjë

tjetër t'i thuash atij se për sa duhet ta përfundojë atë, ndërsa kredia do të fillojë të shlyhet pasi të përfundojë. Atëherë krahas prej nesh, do të ketë presion nga kushdo që financon projektin sepse te ata janë mjetet. Jam i bindur se projektet do të përfundojnë me kohë ose para kohe për shkak të këtij komponenti", theksoi Nikolloski.

Në pyetjen e gazetarëve, ai theksoi se i gjithë procesi zhvillohet në mënyrë maksimalisht transparente, siç tha ai, ndryshe nga projektet e mëparshme në shtet, asgjë nuk fshehim dhe ne nuk e shpallim atë sekret shtetëror.

"Shkojmë me kusht thënë në mënyrë shkollore, respektivisht sipas librit. Për të realizuar projekt duhet së pari të siguroni financimin, ndërsa për të siguruar financimin duhet të siguroni kornizë juridike. Duke mësuar nga gabimet e së kaluarës, vendosëm të shkojmë në mënyrë shkollore dhe të na udhëheqin njerëz më me përvojë se ne. Në këtë drejtim, ky hap që bëmë sot në Qeveri do të rezultojë në nënshkrimin e marrëveshjes, e më pas do të ratifikohet në Kuvend, është sigurimi i kornizës juridike, e në bazë të asaj më pas do të flasim për financimin dhe pasi ta përfundojmë atë do të flasim për realizimin", tha Nikolloski.

Ai vuri në dukje se gabime janë bërë në të kaluarën, për të cilat u përmendën si shembuj projektet për autostradën Kërçovë-Ohër dhe autostradat në korridoret 8 dhe 10d.

"Autostrada Kërçovë-Ohër ku ka kredi që nuk është e lidhur me përfundimin e projektit dhe shteti kthen para për një projekt që nuk është i përfunduar, i cili nuk ka asnjë kuptim. Ideja e financimit të projektit është të filloni të jepni nga momenti që projekti fillon t'ju sjellë përfitim ekonomik ose tjetër. Shembulli i dytë është ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d, ku nuk është siguruar financim. Teorikisht, nëse buxheti i vitit të ardhshëm në Maqedoni nuk ka para, asgjë nuk do të punohet, por sigurisht që nuk do të ndodhë", tha Nikolloski.

Për marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar, nga katër hapat e nevojshëm, siç u theksua, i pari është përfunduar - kemi projekte, tani shkojmë në hapin e dytë të enjten për të nënshkruar marrëveshjen, e pastaj në Kuvend sa më shpejt që të jetë e mundur ta ratifikoni atë, e pastaj mbi atë bazë shkojmë në financim.

"Nuk është sekret që tashmë kemi bisedime fillestare, por që t'i përfundojmë në aspektin juridik duhet së pari të kemi marrëveshjen qeveri me qeveri. Në bazë të asaj që e kemi diskutuar deri më tani, nuk do të bëhet fjalë për financim fiks, por financimi do të jetë i lidhur me projektin. Në disa projekte, maturimi do të jetë më i shkurtër, në disa do të jetë më i gjatë, do të varet nga gjendja e ekonomisë dhe buxhetit të Maqedonisë, por edhe nga

realizimi i projekteve. Jemi udhëhequr nga interesat e vendit dhe në këtë drejtim dy gjëra janë të sigurta: aq fonde sa ne ofrojmë aktualisht, asnjë institucion financiar ndërkombëtar nuk është në gjendje t'i ofrojë Maqedonisë në përgjithësi, dhe kushtet për shlyerjen dhe normat e interesit do të jenë më të mira se çdo gjë që Maqedonia ka huazuar më parë", tha zëvendëskryeministri Nikolloski.

Përballë huamarrjes nga Hungaria, e cila ishte për likuiditet dhe për projekte, tha se tani do të jetë vetëm për projekte. "Financimi i projektit është gjithmonë më i lirë se financimi i likuiditetit, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ministrja e Arsimit Vesna Janevska dhe Drejtori i HM Infrastruktura Sinisha Ivanovski do të marrin pjesë gjithashtu në ceremoninë në Londër pasnesër.

Delegacioni qeveritar në Londër gjithashtu do të ketë takime me ministrat e brendshëm dhe të mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe me drejtuesit e "Ryanair", nga i cili, siç tha Nikoloski, pritet të rezultojë edhe fluturime të reja drejt Shkupit. 

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR