• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ende është aktive ndalesa për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugën Tetovë - Kodrën e Diellit

Ende është aktive ndalesa për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugën Tetovë - Kodrën e Diellit

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Ende është aktive ndalesa për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugën Tetovë - Kodrën e Diellit. Për llojet e tjera të automjeteve, përdorimi i pajisjeve dimërore është i detyrueshëm (zinxhirët), njoftojnë nga LAMM.

LAMM kujton se aksi rrugorë Krushevë - fshati Divjac i Poshtëm - fshati Koshiçë është i pasigurtë për komunikacionin dhe paraqet rrezik për rrjedhën normale të trafikut. Prej 4 prill të vitit 2025 është mbyllur për të gjitha llojet e trafikut, ndërsa mundë të shfrytëzohet rruga rajonale fshati Pusta Reka - Krushevë. 

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR