• e premte, 06 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në spitalet në vend janë duke u mjekuar shtatë pacientë nga të lënduarit në Koçan, jashtë vendit mbesin 64 pacientë

Në spitalet në vend janë duke u mjekuar shtatë pacientë nga të lënduarit në Koçan, jashtë vendit mbesin 64 pacientë

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Në spitalet në vend aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej shtatë pacientë të lënduar në tragjedinë e Koçanit, prej të cilëve katër pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën Kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit", një në Klinikën e Toksikologjisë dhe dy në spitalin privat Sistina, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).

 Në qendrat mjekësore të huaja mbeten të hospitalizuar 64 pacientë. 
 
Për sot gjatë ditës pritet që katër pacientë të kthehen nga mjekimi nga spitali "Pirogov" në Bullgari. 

Nga MSH-ja theksojnë se për momentin po kryhet kategorizimi i pacientëve sipas nevojave për rehabilitim me qëllim sigurimin e trajtimit të mëtejshëm të duhur të personave të lënduar.

Në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan që ndodhi më 16 mars jetën e kanë humbur 61 persona, dhe afër 200 u lënduan. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR