• e diel, 09 mars 2025

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot pasi që në Gjykatën themelore penale Shkup në seancën e kaluar u nxorën dëshmi me propozim të mbrojtjes së të akuzuarit Ljupço Palevski. Në seancën e ardhshme të caktuar për më 12 mars  është paraparë të fillojë marrja në pyetje e të akuzuarve.

Në Gjykatën penale në seancën e kaluar u dëgjua dëshmitari Stojan Kujunxhieski i cili dëshmoi se së bashku me kolegët nga SPB Veles kryen gjurmim pas të zhdukurit Zhezhovski, si dhe për bastisjen në shtëpinë e Bore Videvskit, ku u gjetën një pushkë gjuetie dhe plumba nëntë milimetërshe për pistoletë.

Në gjykimin mbrojtja e Palevksit prezantoi dëshmi materiale, përfshsirë fletë-pagesë nga banka prej 27 nëntorit 2023 me të cilën pohojnë se në periudhën kritike Palevki nuk ka qenë në vendin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës.

Në vazhdim të gjykimit Palevsski parashtroi listë të dëshmive mes të cilave kërkoi të shfaqet video nga Sejf siti ku, sipas thënieve, shihet se automjeti Reno kangu në orën 00:15 mes 21 dhe 22 nëntorit është në qendër të Shkupit dhe jo tek Velikbori para derës, siç shtoi.

Plotësisht, ai kërkoi sqarim se në cilën rrethanë i është nënshtruar ekspertizës telefoni i Zhezhovskit, si dhe automjeti Reno kangu.

Gjykata më pas vendosi ta shtyjë seancën për sot, kur do të deklarohen lidhur me dëhsmitë materiale, ndërsa më pas, në seancat e ardhshme të caktuara për më 12, 17, 19, 24 dhe 26 mars, siç informoi gjykatësi Ivica Stefanovski, do të merren në pyetje të akuzuarit me radhë: Velibor Manev, Bore Videvski, Vllatko Keshishov, Aleksandar Gjorçevski dhe Ljupço Palevski.

Sipas aktakuzës, Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski akuzohen se kanë planifikuar bashkërisht rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të sigurojë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t'ua japë automjetin e tij “Citroen” në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin denoncuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR