Siljanovska - Davkova në bisedë telefonike me Zelenskin ka shprehur mbështetje për përpjekjet për fund të luftës
- – Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot ka zhvilluar bisedë të shkurtë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelenski, në të cilën, siç informojnë nga Kabineti i saj, ka shprehur mbështetje për përpjekjet për përfundim të luftës.
- Post By Fitore Curri
- 16:37, 22 maj, 2025
Shkup, 22 maj 2025 (MIA) – Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot ka zhvilluar bisedë të shkurtë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelenski, në të cilën, siç informojnë nga Kabineti i saj, ka shprehur mbështetje për përpjekjet për përfundim të luftës.
Në bisedë Zelenski e ka informuar presidenten e Maqedonisë së Veriut për përpjekjet intensive diplomatike të drejtuara drejt arritjes së marrëveshjes për paqe të drejtë sa më shpejtë.
Presidenti ukrainas, thuhet në kumtesë, është falënderuar për mbështetjen nga Maqedonia e Veriut dhe ka paralajmëruar mbajtjen e Samitit “Ukraina – Evropa Juglindore” të liderëve të vendeve të rajonit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s