Dimitrieska Koçoska për pesë miliardë paundët: Ende nuk kemi një projekt të gatshëm për të folur për normat e interesit
- Në 10 vitet e ardhshme vendi do të jetë në gjendje të propozojë projekte të gatshme për të cilat do të mund të përdorë fonde nga pesë miliardë paundë (6 miliardë euro) që janë pjesë e Memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar sot me Mbretërinë e Bashkuar. Afatet për secilën tërheqje individuale, pra për secilin projekt do të varen nga lloji i projektit. Edhe normat e interesit gjithashtu do të varen nga kushtet, ka thënë sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.
- Post By Fami Bajrami
- 16:44, 22 maj, 2025
Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Në 10 vitet e ardhshme vendi do të jetë në gjendje të propozojë projekte të gatshme për të cilat do të mund të përdorë fonde nga pesë miliardë paundë (6 miliardë euro) që janë pjesë e Memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar sot me Mbretërinë e Bashkuar. Afatet për secilën tërheqje individuale, pra për secilin projekt do të varen nga lloji i projektit. Edhe normat e interesit gjithashtu do të varen nga kushtet, ka thënë sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.
Për momentin, Dimitrieska Koçoska di vetëm se projektet për të cilat Maqedonia do të mund të kërkojë para janë spitalet në Shtip dhe Kërçovë dhe hekurudha e re. Siç thekson ajo, këto janë informacionet që aktualisht disponon, por edhe ato ende nuk i ka marrë me shkrim nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Askund nuk shkruan, thekson ministri, se kemi një tërheqje të detyrueshme të pesë miliardëve, ndërsa qeveria britanike garanton se kur Maqedonia të marrë kreditë, do t'i shlyejë ato. Sipas Dimitrieska Koçoskës, nuk kemi pasur nga asnjë qeveri të garantojë se do të shlyejmë kredinë.
"Në këtë moment nuk mund të them asgjë më shumë sepse kjo është ajo që u nënshkrua sot. Kur të kemi më shumë informacione dhe detaje, atëherë do të flasim për numra më të saktë. Ministri Nikolloski ka qenë në Londër për të nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit i cili përfshin vetëm dy elementë të rëndësishme, se do të jenë në dispozicion pesë miliardë euro të Qeverisë së Maqedonisë, para që të mund të tërhiqen brenda dhjetë viteve", ka thënë Dimitrieska Koçoska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Ka pyetur nëse për momentin kemi një projekt të pjekur.
"Do të duhet të ulemi dhe të flasim me ministrin e Transportit, ai të tregojë sepse është udhëheqës i projektit. Do të thotë dhe do të definojë qartë se cilat janë projektet dhe pastaj ne si ministri e Financave, përveçse do të marrim ofertë nga banka, do të kërkojmë ofertë edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare sepse këtë e kërkon ligji. Tani në këtë moment nuk mund të flas për më shumë detaje sepse nuk kam një projekt të pjekur të lëshuar në MF në bazën të të cilit do të kërkoj oferta nga banka të shumta dhe të them se sa do të jetë norma e interesit. Kjo do të ishte joserioze sepse flasim për projekte të ndryshme. Kam informacion se po diskutohet për spitalet në Shtip dhe Kërçovë dhe për hekurudhën e shpejtë që duhet ta lidhë Maqedoninë nga jugu në veri, një linjë të re, jo rindërtim të asaj ekzistuese", ka thënë Dimitrieska Koçoska.
Këto informacione ajo i ka marrë nga Nikolloski, por jo me shkrim.
"Kur t'i marrim të dhënat konkretisht, me shkrim do të jem në gjendje t'ju jap më shumë detaje. Askund nuk thuhet se kemi një tërheqje të detyrueshme prej pesë miliardë dhe për këtë arsye unë vazhdimisht theksoj ‘financim i projektit’”, shpjegon ministrja, duke nënvizuar se pas kërkesës së ofertave për projektet do të pranohet ajo me normën më të ulët të interesit.
Sipas Dimitrieska Koçoskës, Britania tani ka interes të jetë e pranishme në Maqedoni dhe nuk ka asgjë kontestuese në lidhje me këtë.
Foto: MIA