• e hënë, 16 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

15 shtator 2023 (MIA)

1789.- Lindi Xhejms Fenimor Kuper, romancier amerikan i njohur për krijimin e karakterit të 'Hawkeye' në një seri librash, përfshirë këtu dhe "I fundmi i mohikanëve".

1821.- Salvadori, Kosta-Rika dhe Guatemala, shpallin pavarësinë e tyre nga Spanja.

1830.- Lindi Porfirio Diaz, politikan meksikan. Ai ishte president nga viti 1877 deri në vitin 1911, vit kur revolucioni i Francisko Madero's e detyroi të japë dorëheqjen dhe të shkojë në mërgim.

1859.- Vdiq Ajsambard Kingdom Brunel, inxhinier britanik i hekurudhave avullore. Ai projektoi avulloren e parë transatlantike të quajtur Great Western dhe "motrën" e saj Great Eastern.

1878.- Lidhja shqiptare e Stambollit shpalli më 15 shtator programin që kërkonte t'i njihej Shqipërisë e drejta e një vilajeti autonom me emrin Vilajeti i Shqipërisë. Programi kishte shtatë pika dhe u botua në gazetën "Terxhumani shark" që e drejtonte Sami Frashëri.

1890.- Lindi romancieria e njohur angleze Agatha Christie. Ajo krijoi karakterin e detektivit belg Hercule Poirot dhe eksentriken Miss Jane Marple. Vepra e saj e mistershme "Çarku i miut" është shfaqja më e luajtur në botë.

1904.- Lindi Umberto II i Italisë. Ai u bë mbret në maj të vitit 1946, por abdikoi një muaj më vonë kur Italia votoi të bëhet republikë.

1916.- Tanket ushtarake, të krijuara nga sir Ernest Switon, u përdorën për herë të parë në veprime luftarake, gjatë ofensivës së aleatëve në betejën e Somes.

1928.- Pas Italisë, Greqisë, Hungarisë dhe Uruguajit ishte qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e njohu mbretin Zogu i Parë dhe Mbretërinë Shqiptare.

1935.- Në Gjermani, nazistët hedhin poshtë ligjet e Nyrembergut, duke filluar një program persekutimi te dhunshëm fetar dhe racial. Të gjithë çifutet u privuan nga qytetaria e tyre, getot u riaktivizuan dhe Swastika bëhet flamur kombëtar.

1943.- Benito Musolini, me mbështetjen e gjermanëve, formon një qeveri, rivale me atë fashiste, nën administrimin e Pietro Badoglios.

1949.- Konrad Adenauer zgjidhet kancelar i parë i Gjermanisë Perëndimore, ndërsa Teodor Heuss president i saj.

1959.- Kryeministri rus Nikita Krushov arrin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar kështu vizitën e tij 12 ditore.

1972.- Spanja dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruajnë një marrëveshje tregtare, i pari pakt midis tyre që nga Lufta Civile Spanjolle.

1973.- Vdiq në moshën 90 vjeçare mbreti i Suedise Gustav VI Adolf. Në vend të tij erdhi nipi Karl XVI Gustav.

1978.- Vdiq Vilhelm Mesershmit, projektues dhe prodhues gjerman i aeroplanëve. Në vitin 1944, aeroplani i tij MC-262 u bë aeroplani i parë reaktiv që hyri në luftim.

1982.- Papa Gjon Pali II priti në Vatikan, në audiencë private, Jaser Arafatin. Kjo shkaktoi protesta të forta nga qeveria e Izraelit.

1993.- Në Shkup është regjistruar Asociacioni i strukturave studentore evropiane pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi".

1995.- Në Shkup, para hyrjs së zyrës për lidhje të SHBA-së u vendos amblemë e re, shkrimi i së cilës ishte Ambasada e SHBA-së, me çka formalisht misioni i SHBA-së në Maqedoni e shënoi ngritjen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike në relacionin Uashington - Shkup.

1997.- Egjipti dënon katër vetë me vdekje dhe tetë të tjerë me burgim të perjetshëm gjatë gjyqit ushtarak me të madh ndaj anëtarëve të dyshuar të një grupi militant islamik.

1999.- Një njeri i armatosur, duke bërtitur me sharje anti-fetare, shtiu drejt besimtarëve adoleshentë të një kishe Baptiste në Teksas. Ai vrau shtatë persona përpara se të vriste veten.

2000.- Shefi i ETA-s, Ignacio Gracia Arregui, i quajtur "Itaki de Renteria", u arrestua në Bidart, jugperëndim të Francës, së bashku me bashkëshorten e tij, njoftoi agjencia spanjolle EFE.

2001.- Ambasada e Afganistanit në Moskë konfirmoi vdekjen e komandantit Ahmed Shah Masud. Masud, në postin e shefit ushtarak të Aleancës së Veriut, mori plagë të rënda gjatë një atentati kundër tij.
2003.- Gjashtëdhjetë e shtatë të burgosur humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën, si dhe tre anëtarë të forcave të sigurisë, si pasojë e një zjarri që ra në burgun më të madh të Arabisë Saudite, në Riad.

2011.- Vdiq regjisori legjendar, Otakar Vavra. Vavra, i cili në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, me një grup të autorëve çekë të filmave është themelues i Akademisë për arte skenike (FAMU) në Pragë, filmin e tij të parë e xhiroi para 80 viteve. Në qershor të këtij viti në Festivalin ndërkombëtar në qytetin çek Zlin, e fitoi çmimin Gran-pri për kontribut jetësor në kinematografinë botërore. Midis studentëve të tij janë edhe fituesit e "Oskarit" Millosh Forman dhe Jirzhi Mencel, Vera Hitillova dhe Evald Shkorm.

QËNDRONI TË LIDHUR