• e premte, 13 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

13 shtator 2024 (MIA)

1304. - Filipi, nipi i Karlit të parë të Anzhuinëve lëshoi një diplomë për 13 bashkësitë krahinore shqiptare që ndodheshin nën sovranitetin e anzhuinëve. Duke u premtuar zotëve shqiptarë që do t'i ruaj të gjitha privilegjet që iu ishin dhënë atyre nga të parët e tij.

1506. - Vdiq Andrea Mantenja, një nga piktorët e mëdhenj italianë. Ai pikturoi një seri afreskesh për kapelen private të Papes Inocenti XIII në Vatikan.

1598. - Vdiq mbreti Filip II i Spanjës. Ai udhëhoqi Spanjën në Luftrat me perandorinë otomane (1571-1578) dhe Anglinë (1588-1604).

1759. - Trupat britanike nën komandën e gjeneral Xhejms Ullfi mundën francezët në betejën e 'Plains of Abraham', pranë Kebekut, një fitore që vulosi supremacinë britanike në Kanada. Ullf u vra një orë pas fitores ndërsa komandanti francez, markezi i Montkolnit, u plagos për vdekje.

1788. - Nju Jorku shpallet kryeqyteti i parë federal i SHBA.

1874. - Lindi Arnold Shenberg, kompozitor i njohur austro-hungarez, më vonë qytetar amerikan. Një nga kompozitorët më të rëndësishëm të shekullit, ai zhvilloi sistemin 12 orësh të kompozimit.

1905. - Lindi Klodet Kolber, aktore e njohur amerikane me origjinë franceze.Ajo u bë e njohur me interpretimet e saj të sofistikuara në komedi dhe fitoi çmimin Oscar për filmin "Ndodhi një natë".

1907. - Lindi në Pogradec Dhimitër Pasko, Mitrush Kuteli, shkrimtar, publicist dhe përkthyes, doktor i shkencave ekonomike. U diplomua në Bukuresht ku nisi dhe veprimtarinë letrare. Në vitin 1934 u kthye në atdhe dhe filloi të shkruajë me pseudonimin Mitrush Kuteli. Botoi vjersha, tregime, novela për të rritur dhe fëmijë e artikuj artistik. Krijimtaria e tij letrare është botuar në 5 vëllime. I cilësuar nga kritika shqiptare si rrëfimtari i rrallë, Kuteli, në të gjithë veprën e tij letrare dëshmoi thellim në jetën shpirtërore të njeriut, duke e parë atë gjithnjë të ballafaquar me jetën, vdekjen dhe dashurinë.

1922. - Temperatura më e lartë rekord në hije 58 gradë celcius arrihet në Al Azizijah të Libisë.

1923. - Ushtria spanjolle, e udhëhequr nga gjeneral Migel Primo de Riviera, mori kontrollin e vendit dhe miratimin e mbretit Alfonso XVIII.

1942. - Ushtria gjermane filloi një sulm total kundër Stalingradit për të thyer rezistencën e ngurtë sovjetike.

1953. - Në Shkup, në Stadiumin e qytetit u luajt ndeshja e parë e ligës së parë ndërmjet Vardarit dhe Rabotniçkit. Rezultati përfundoi 2:2.

1955. - Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania Perendimore ranë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

1961. - Në Teatrin e Operës dhe Baletit u dha premiera e baletit "Laurencia" me muzikë të kompozitorit Aleksandër Krein, dirigjent Rifat Teqja, baletmaestër Skënder Selimi dhe skenograf Shadan Toptani. Në rolet kryesore luajtën balerinet e pare shqiptare Zoica Haxho, Sekine Sharofi, Xhemil Simitçiu dhe Agron Aliaj.

1971. - 31 të burgosur dhe 11 gardianë vriten kur policia e shtetit dhe garda kombëtare shpërthyen burgun Attice të Nju Jorkut, për t'i dhënë fund një revolte pesëditore.

1977. - Vdiq në moshën 95-vjeçare Leopold Stebovski, dirigjent amerikan. Ai drejtoi filarmonine e Nju Jorkut (1946-1950) dhe në vitin 1962 formoi orkestrën simfonike amerikane.

1989. - Kryepeshkopi Dzmond Titu udhëhoqi një turmë gjigande që këndoi dhe kërceu në qëndër të Kejptaunit. Kjo ishte protesta më e madhe antiaparteid në Afriken e Jugut ne tridhjetë vitet e fundit.

1991. - Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes bien dakord për ndërprejen e furnizimit me armë për palët në luftën e Afganistanit.

1994. - Koreja e Veriut lejoi inspektorët e OKB-së të hyjnë në dy çentralet bërthamore gjë që nuk ishte bërë me parë me Agjensine Ndërkombetare të Energjisë Atomike.

1995. - Republika e Maqedonisë dhe SHBA vendosën marrëdhënie diplomstike.

1995. - Republika e Maqedonisë dhe SHBA-ja vendosën marrëdhënie diplomatike.

1995. - Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Stevo Cërvenkovski dhe Karolos papuljas në Nju-Jork në prani të Sajrus Uensit, i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, nënshkruan Marrëveshje të përkohshme për marrëdhënie miqëdore dhe ndërtim  të besimit dhe u obliguan që të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial duke i njohur kufijt shtetëror të njohur ndërkombëtarisht.

1998. - Vdiq Xhorxh Uollaz, ish guvernator i Alabanes që kaloi 26 vjetet e fundit të jetës së tij mbi karrocë invalidesh pasojë e një atentati në Maj të vitit 1972.

1999. - Në përvjetorin e 6-të të marrëveshjes se parë të paqes Izraeli dhe Palestina filluan bisedimet për një marrëveshje përfundimtare, që ata shpresuan të arrinin brenda një viti.

2006. - Luigj Gurakuqi, regjisori i parë i Teatrit të Operës Shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare. Ai u lind në Tiranë më 13 janar 1928. Jetën artistike e fillon si korist në korin e përgjithshëm të shtetit në vitin 1944. Më pas në vitet 1950-1955 punon në korin e Ansamblit artistik të ushtrisë dhe në vitin 1956 filloi punë në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku vuri në skenë dhjetra opera, opereta shqiptare e botërore.

QËNDRONI TË LIDHUR