• e premte, 13 shtator 2024

Mot me vranësira me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

Mot me vranësira me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

 Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të pjesshme dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Vende-vende në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme intensive (mbi 20 litra për metër katror), bubullima dhe erë të fortë (mbi 70 kilometra në orë).

 Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 28 gradë.

 Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme të përcjella me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.

 Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike bën të ditur se në ditët në vijim do të vazhdojë moti i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale. Të shtunën do të fryjë erë e fortë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor, ndërsa nga e diela temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR